Whoopi Goldberg flet për fëmijën e Meghan dhe Harry

Mediale Vip

Whoopi Goldberg flet për fëmijën e Meghan dhe Harry

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 17:47
Whoopi Goldberg

Whoopi Goldberg ndau emocionet e saj rreth fëmijës së ardhshëm të princit Harry dhe Meghan-it – një ditë para se të bëhej publik lajmi për shtatzëninë e tyre. Aktorja 62-vjeçare diskutoi për pagëzimin e foshnjës mbretërore, ku ajo parashikoi se do të ‘duket si ajo’.

Duke folur një ditë përpara njoftimit zyrtar të Pallatit të Kensingtonit, Whoopi tha: ”A mund ta imagjinoni pagëzimin e fëmijës me gjithë ata njerëz të veshur mirë? Ata nuk e kanë parë ende foshnjën sepse fëmija do të mbulohet. Dhe kur ata do të hyjnë në kishë do shohin një foshnjë që duket si unë’.

Aktorja afrikano-amerikane ka qenë shumë aktive për të lavdëruar vendin e Meghan në familjen mbretërore. Pas angazhimit të saj pas Princit Harry në 2017, Whoopi foli në ABC talk show për mënyrën se si do të ndryshojnë gjërat për gjeneratat e ardhshme.

Ajo tha: ‘Markle do të jetë mbretëresha e parë biraciale amerikane në Britani të Madhe. Ngjyra e familjes mbretërore është gati të ndryshohet dhe kjo është diçka interesante. Është diçka e mrekullueshme.

“Të gjithë ju fëmijët atje, të gjitha ju vajzat e vogla që thonë, ‘Kjo kurrë nuk mund të ndodhë me mua,’ unë po ju them, gjërat po ndryshojnë gjatë gjithë kohës.

Më parë se kaq lidhur me çështjen e shumëpërfolur të përkatësisë raciale, Meghan  Markle ka deklaruar se ajo nuk dëshiron të përcaktojë nëse është e bardhë apo me ngjyrë.

Sidoqoftë, martesa mes Markle dhe princit Harry është e para ndër-racore në familjen mbretërore britanike, gjë që është pritur pozitivisht nga përdoruesit e rrjeteve sociale të cilët e shohin Markle si një përfaqësim të vërtetë të shoqërisë.

Aktorja amerikane vjen nga martesa e një nëne të bardhë me një baba me ngjyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat