"Pendohet" modelja: Nuk do e bëja kurrë gjoksin!

Mediale Vip

"Pendohet" modelja: Nuk do e bëja kurrë gjoksin!

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 19:12
Joana Sanz

Ndërhyrjet kirurgjikale të njohura si "Butoks" janë kthyer në një trend gjatë viteve të fundit, por shumë nga ato që i janë nënshtruar këtyre ndërhyrje janë penduar thellë në shpirtë.

Njëra prej tyre është modelja spanjolle dhe njëkohësisht bashkëshortja e mbrojtësit të PSG-së, Dani Alves, Joana Sanz. Në rrjetin social "Instagram" ajo ka zbuluar arsyen se pse rriti volumin e gjoksit përmes kësaj ndërhyrjeje.

"E bëra sepse fatkeqësisht stereotipi që ka një grua është me gjoks. Për një adoleshent që e pëlqente modën, ishte frustruese që të mos e plotësoja atë stereotip. Sot nuk do ta kisha bërë sepse në modë nuk duhen gjokset e mëdha ".-shkruan Sanz në "Instastory".

Një deklaratë e fortë dhe që pritet të shërbejë si mësim për ato vajza që dëshirojnë t'i nënshtrohen këtyre ndërhyrjeve. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat