Shokon Nicole Kidman: "Martesa me Tom Cruise më ruajti nga abuzimet seksuale në Hollivud"

Mediale Vip

Shokon Nicole Kidman: "Martesa me Tom Cruise më ruajti nga abuzimet seksuale në Hollivud"

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 07:20
Nicole Kidman me Tom Cruise

Kështu, Nicole Kidman e përkufizon marrëdhënien e saj me Tom Cruise në një intervistë për New York Magazine: "Te jesh gruaja e një ylli të pushtetshëm si Tom Cruise më kurseu raste të ngacmimeve seksuale, shumë të zakonshme në Hollivud."

Aktorja 'hapet' në faqet e revistës dhe rrëfen për martesën e saj të parë, për të cilën nuk ka dashur kurrë të tregojë.

Kur u martua me yllin hollivudian, Kidman ishte vetëm 22 vjeç. Marrëdhënia zgjati nga viti 1990 deri në vitin 2001

"Kam nguruar gjithnjë të flas për këtë. Tani jam martuar me burrin që është dashuria ime e madhe (Keith Urban) dhe më duket gati si mungesë respekti ndaj tij," thotë.

Në intervistën që ylli i 'Big Little lies' (Gënjeshtra të vogla, të mëdha) ka dhënë për revistën e numrit dedikuar marrëdhënies mes grave dhe pushtetit, Kidman kujton nisjen e karrierës së saj.

"U martova shumë e re, por kjo nuk do të thoshte pushtet për mua, por mbrojtje. U martova me dashuri, por të isha gruaja e një aktori me shumë pushtet, bëri që të mos ngacmohesha seksualisht".

Nicole vazhdon më tej: "Pas ndarjes, u detyrova 'të rritesha' dhe  përjetova edhe unë momentet e mia #MeToo.

Por aktorja rrëfen se asnjëherë nuk ka dashur  të nxjerrë zbuluar eksperiencat e saj në jetë: "Jo domosdoshmërisht abuzime seksuale, por të vdekur, humbje, dhimbje..."

Gjithnjë mbështetëse e lëvizjes #MeToo, Nicole ka qenë ndër aktoret e para që doli hapur kundër Harvey Weinstein, edhe pse, mesa duket, ajo kurrë nuk ka qenë pre' e abuzimeve seksuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat