Si reagoi Mbretëresha pasi mësoi lajmin e shtatzënisë së Meghan

Mediale Vip

Si reagoi Mbretëresha pasi mësoi lajmin e shtatzënisë së Meghan

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 08:42
Princ Harry dhe Meghan Markle

Faqja zyrtare e Pallatit Mbretëror postoi foton e çiftit duke njoftuar se Meghan është në pritjen e fëmijës së parë.

“Duka dhe Dukesha e Sussex-it janë shumë të lumtur të lajmërojnë se Dukesha e Sussex-it është në pritje të fëmijës, në Pranverën e 2019-ës” – shkruhej në lajmërimin zyrtar. Çifti mbretëror e vlerëson shumë mbështetjen dhe urimet që kanë marrë nga njerëzit në të gjithë botën, që nga dasma e tyre në maj e derisa e ndanë edhe lajmin e shtatzënisë me të gjithë botën.

Ndërkohë, nëna e Meghan Markle, Doria Ragland reagoi gjithashtu publikisht pasi mësoi lajmin se vajza e saj është në pritje të ëembël: “Shumë e lumtur për këtë lajm të bukur dhe shumë e lumtur për nipin/mbesën tim/e të parë.”

Sipas Pallatit Mbretëror dhe Mbretëresha Elisabeth, ishte treguar shumë entuziaste dhe nuk i kishte përmbajtur dot emocionet. Mbretëresha Elizabeth ishte ajo që e përjetoi më shumë lajmin, madje menjëherë ka shpërthyer në lot, thonë mediat britanike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat