Fansi ngjitet në skenë dhe puth Shakira-n, këngëtarja habit me gjestin

Mediale Vip

Fansi ngjitet në skenë dhe puth Shakira-n, këngëtarja habit me gjestin

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 19:29
Shakira

Këngëtarja e famshme Shakira së fundmi ka mbajtur një koncert në Mexico City, ku ka patur një vizitë speciale nga një fans. Ky i fundit arriti që t’u shpëtonte rojeve të sigurisë dhe të ngjitej në skenë.

Një video e këtij momenti është publikuar menjëherë në rrjetet sociale, ku shihet sesi një djalë nxiton për në skenë. Ai përqafon këngëtaren dhe më pas i kërkon asaj që të bëjnë një “selfie”.

Ndërkohë rojet e sigurisë shihen teksa përpiqen që ta largojnë atë nga skena, por Shakira i vjen në ndihmë duke i thënë atyre të qetësohen. Ajo përqafon e puth fansin si dhe realizon foton që ai i kërkoi.

Pas këtij momenti, ai shoqërohet nga rojet e sigurisë të lërë skenën dhe Shakira nis koncertin normalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat