Nuk do ta besoni se sa ka ndryshuar Nicole Kidman për rolin e ri

Mediale Vip

Nuk do ta besoni se sa ka ndryshuar Nicole Kidman për rolin e ri

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 22:02
Nicole Kidman

Nicole Kidman ka marrë përsipër ndoshta rolin më të vështirë të saj, deri tani.

Fituesja e çmimit Oscar nuk njihet me pamjen e saj për rolin e ri në Destroyer, një dramë që flet për një detektive të Policisë së Los Angeles, e cila infiltrohet në një bandë, dhe vite më vonë duhet t’i bartë pasojat e këtij veprimi.

Traileri i këtij filmi nis me Kidman e cila flet me vajzën e saj dhe i tregon se si e ka marrë detyrën për të punuar e maskuar, bashkë me detektivin Chris, rol që e luan Sebastian Stan, me të cilin ajo ishte e dashuruar.

“Kam kaluar gjithë jetën  duke u përpjekur, duke u ndjerë xheloze, e uritur dhe e frikësuar. Dua të gjej diçka më të mirë, diçka më të dinjitetshme. Ti mund të jesh më mirë se unë”, i thotë ajo vajzës së saj.

Traileri më pas tregon disa pjesë se çfarë ka kaluar Kidman gjatë tërë kësaj kohe, kur ishte detektive e infiltruar, duke përfshirë edhe dyshime se ajo mund të ishte bërë vërtetë pjesë e bandës.

Megjithatë, pavarësisht sa ajo përpiqet të lë pas këtë lloj jete, në një moment, ajo duhet të përballet me të kaluarën e saj, atëherë kur kjo bandë kthehet në aksion sërish.

“Unë thjesht doja një gjë të mirë”, thotë Kidman në fund.

Aktorja ka folur për revistën People, gjatë Festivalit të Filmit në Toronto, ku ka thënë se është shumë e lumtur që luan këtë rol, që zakonisht rezervohet për burrat.

“Unë jam rritur me këtë lloj të filmave. E kam parë Al Pacinon të luajë këto role, kam parë gjithë burrat në vitet e 70’ta që kanë pasë mundësinë të kenë një rol të tillë, por nuk kam parrë kurrë një grua. Për një aktore, është shumë emocionuese një mundësi e tillë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat