Era Istrefi paralajmëron bashkëpunimin me këngëtarin e njohur botëror

Mediale Vip

Era Istrefi paralajmëron bashkëpunimin me këngëtarin e njohur botëror

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 00:27
Era Istrefi

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi ka paralajmëruar edhe një projekt tjetër ndërkombëtar.

Në llogarinë personale, Instagram Era ka publikuar një fotografi pranë artistit të njohur francez, Willy William.

Me anë të këtij postimi ajo ka konfirmuar se po vjen në një bashkëpunim me këngëtarin e hitit “Ego” e që nuk ka dyshim se do jetë një hit.

Këngëtarja Istrefi këtë vit shënoi suksese të mëdha me projektet e njëpasnjëshme pa lënë anash edhe performancat e saj unike.

“Oh God” dhe “Prisoner”, janë këngët e fundit të Erës të cilët numërojnë miliona klikime në kanalin, Youtube.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat