Ndarja e papritur e Ariana Grandes, këngëtarja thyen heshtjen

Mediale Vip

Ndarja e papritur e Ariana Grandes, këngëtarja thyen heshtjen

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 06:33
Ariana Grande dhe Pete Davidson

Ariana Grande i dha fund fejesës me komedianin Pete Davidson të dielën. Dhe këngëtarja ende nuk ka komentuar publikisht ndarjen.

Por në një postim në Instastory mbrëmjen e së martës duket se ajo i është adresuar për herë të parë përfundimit të kësaj marrëdhënie.

“Nuk mund ta besoj që po e lë ankthin të më shkatërrojë sot. Jo sot, djall! Jo nesër ose ditën tjetër, jo më! S’ta lejoj më. Do këndoj sa të më plasë zemra dhe do jem një enë dashurie, bye”,-shkruan Ariana.

Burime kanë treguar për TMZ se ata vazhdojnë ta duan njëri-tjetrin, por nuk ka më një romancë mes tyre.

Ish i fejuari i këngëtares, Davidson ka fshirë të gjitha llogaritë e tij në rrjetet sociale dhe ka anuluar një sërë shfaqjesh. Romanca e këngëtares me komedianin erdhi në fundin e saj këtë fundjavë dhe Grande i ktheu atij edhe unazën e fejesës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat