Reperi Stresi dërgohet në paraburgim

Mediale Vip

Reperi Stresi dërgohet në paraburgim

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 09:12
Arkimed Lushaj

Këngëtari shqiptar Arkimed Lushaj i njohur si Stresi është shoqëruar në polici.

Ende nuk ka informacione zyrtare për ndalimin e tij, por burimet thonë se Stresi është shoqëruar për armëmbajtje pa leje.

Ai është kapur në një lokal në Linzë ku është gjetur dhe një sasi kokaine. Nuk dihet se kujt i përket kokaina dhe policia po bën sqarimet dhe hetimet e rastit.

Pas ndalimit Stresi është çuar në paraburgim në komisariatin numër 4 në Tiranë.

Kjo nuk është hera e parë që Stresi ka probleme me policinë. Kujtojmë se njëherë Stresi madje është arratisur nga Komisariati.

Ditët e fundit, ka qenë babai i tij, Sali Lushaj, ish-badigard i Sali Berishës i përfshirë në debate pas daljes së videos së Fredi Alizotit. Madje Lushaj bëri dhe një padi për shpifje ndaj Taulant Ballës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat