Kristen Bell është shprehur se Borëbardha dërgon mesazhin e gabuar në lidhje me miratimin tek fëmijët sepse ajo është në gjumë kur princi e puth.
Ylli i 'Frozen' shprehu shqetësimin e saj pasi i lexoi përrallën e famshme vajzave të saj Lincoln, 5 vjeç dhe Delta, 3 vjeç.
"Sa herë që lexoj përrallën shikoj vajzat dhe i pyes nëse mendojnë se është e çuditshme që Borëbardha nuk e pyeti shtrigën e vjetër se pse ajo duhej ta hante mollën apo se ku e mori atë mollë?"-u shpreh aktorja. "Ndërsa i them që unë kurrë nuk marr ushqim nga të huajt, po ju? Dhe fëmijët përgjigjen që 'Jo'. Dhe atëherë mendoj se po bëj diçka të drejtë."
Gjithashtu ajo pyet vajzat e saj në lidhje me romancën e Borëbardhës me Princin, pasi sipas saj jep pikëpamje të gabura në lidhje me miratimin e një veprimi.
"Sepse ju nuk mund të puthni dikë nëse është duke fjetur,"-tha aktorja.
Borëbardha u publikua në Disney në vitin 1938 dhe ajo bie në gjumë pasi hëngri një mollë të helmuar nga një magjistare që është xheloze për bukurinë e saj. Ajo qëndron në gjumë derisa vjen një princ që ra në dashuri me të më parë dhe e puth. Borëbardha zgjohet dhe të dy jetojnë të lumtur në kështjellën e princit.