Lidhja e Channing Tatum dhe Jessie J po “nxehet”

Mediale Vip

Lidhja e Channing Tatum dhe Jessie J po “nxehet”

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 22:06
Channing Tatum dhe Jessie J

Gjërat mes Channing Tatum dhe Jessie J po shkojnë shumë mirë.

Një burim ka thënë për revistën People se të dy po kalojnë shumë kohë së bashku, derisa po përpiqen që të rrinë sa më larg qendrës së vëmendjes.

“Ata duan ta mbajnë lidhjen e tyre shumë private”, ka thënë ky burim.

Lajmi për romancën mes Tatum dhe Jessie J mori dhenë pasi ata ishin parë në një takim duke luajtur mini-golf, derisa disa ditë më vonë, revista People raportoi se ata kishin nisur një lidhje dashurie.

Të dy kanë përgjegjësi edhe jashtë lidhjes së tyre të dashurisë, pasi 38 vjeçari Tatum e ka vajën e tij gjahstëvjeçare me ish-bashkëshorten Jenna Dewan prioritet, të cilës i kushton shumë kohë.

“Atij i pëlqen roli i babait dhe ka një lidhje të mirë me Jenna”, ka thënë një burim pranë aktorit.

Channing dhe ish gruaja e tij Jenna Deëan, njoftuan gjatë muajit prill se po ndaheshin pas nëntë vjetësh martesë.

Në ndërkohë, Jessie J, është e përkushtuar në karrierën e saj, por megjithatë të dy gjejnë kohë për njëri-tjetrin.

Pavarësisht se lidhja mes tyre po shkon mirë, duket se është akoma herët të flasim për hapat e ardhshëm.

“Është një gjë e re për ta dhe është herët të flasim se ku do të shkojë kjo lidhje. Por, tani për tani, ata po kalojnë shumë mirë së bashku, duke e njohur njëri-tjetrin edhe më shumë”, ka thënë një burim pranë tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat