‘Më në fund gjeti burrë’/ Kolegia i nxjerr të palarat këngëtares

Mediale Vip

‘Më në fund gjeti burrë’/ Kolegia i nxjerr të palarat këngëtares

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 22:26
Kur moderatorja i pyeti nëse ato ishin mikesha të mira, Kamela Islamaj nuk nguroi të përgjigjej e para, e cila tha: “Ndonjëherë”.

Kamela Islamaj dhe Marsela Çibukaj janë dy nga këngëtaret më të njohura në tregun muzikor shqiptar dhe me zërin e tyre të bukur shoqërojnë mbrëmjet e emisionit “Soiree”.

Mbrëmjen e kaluar, teksa programi ishte drejt fundit, ato të dyja iu bashkuan kolltukut së bashku me një gotë verë dhe folën për miqësinë ndërmjet tyre.

Kur moderatorja i pyeti nëse ato ishin mikesha të mira, Kamela Islamaj nuk nguroi të përgjigjej e para, e cila tha: “Ndonjëherë”.

Këtë përgjigje ajo e argumentoi me faktin se Marsela është një njeri shumë pesimist dhe gjithmonë ka diçka për t’u ankuar.

“Po ja në fillim, thonte nuk kam burrë, e tani që gjeti burrë, ankohet për tjetër gjë”, tha Islamaj, pasi e kuptoi se sapo nxori një sekret. Ndërkohë që Marsela nuk tha asnjë fjalë dhe iu drejtua gotës së verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat