‘Despacito’ thyen shtatë rekorde botërore të Guinness

Mediale Vip

‘Despacito’ thyen shtatë rekorde botërore të Guinness

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 12:35
Luis Fonsi dhe Daddy Yanke

Rekordet botërore që ka thyer kënga e suksesshme e Luis Fonsi.

Luis Fonsi ka publikuar këngën e tij më të suksesshme në janar të vitit 2017.

E që nga ajo kohë, bashkëpunimi me Daddy Yanke ka marrë hovin. Më pas atyre i është bashkangjitur edhe këngëtari Justin Bieber për nj version tjetër që e ka bërë këngën një hit ndërkombëtar.

Tashmë 'Despacito' ka hyrë edhe në librin e rekordeve të Guinness dhe atë shtatë herë.

Përveç që është padyshim hiti më i madh i verës 2017, këto janë shtatë rekordet e këngës që edhe zyrtarisht ka hyrë në histori të muzikës:

·         Më së shumti javë në top listën Latine të Billboard

·         Videoja muzikore më e shikuar online

·         Videoja muzikore më e pëlqyer onlne

·         Videoja muzikore më e shikuar në Youtube

·         Kënga më e dëgjuar në botë

·         Videoja e parë në Youtube që ka arritur 5 miliard shikime

·         Videoja më e shikuar online

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat