E frikshme dhe e gjakosur, Zaimina Vasjari transformohet tërësisht

Mediale Vip

E frikshme dhe e gjakosur, Zaimina Vasjari transformohet tërësisht

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 15:37
Këngëtarja Zaimina Vasjari

Këngëtarja Zaimina Vasjari është një nga femrat më të ndjekura në rrjetin social “Instagram” si dhe ndër më të komentuarat në showbiz-in shqiptar. Ajo tërheq gjithmonë vëmendjen me pamjen e saj seksi dhe provokuese.

Por me fotografinë e fundit të publikuar në profilin e saj në “Instagram”, Zaimina i ka lënë të gjithë pa fjalë teksa është shfaqur me një look të ri. Në foto këngëtarja është me flokë të lagura dhe e gjakosur në fytyrë.

Zaimina ka treguar se pse është shfaqur kështu para ndjekësve të saj, duke shkruar krahas fotos: “Halloween-i po afron. Si do të visheni këtë vit?”.

Përveç pëlqimeve të shumta, fotografia ka marrë gjithashtu edhe shumë komente, ku mesa duket u ka pëlqyer ky make-up për “Halloween”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat