Familja kryeministrore shfaqet si asnjëherë më parë

Mediale Vip

Familja kryeministrore shfaqet si asnjëherë më parë

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 00:52
Familja Rama

Pas një jave të tensionuar të debatit politik, kryeministri Edi Rama po e kalon fundjavën me familjen. Ato janë të gjithë bashkë dhe të qeshur, siç shihet në foton që vetë Rama ka postuar në Instagram.

Përpara një gote vere, selfien e bën vetë Rama që është në krah të bashkëshortes, dhe përballë 3 fëmijët e tyre, Greg, Zaho dhe Rea. Duhet thënë se ky është ndër rastet e rralla, kur Rama zgjedh të nxjerrë Zahon me fytyrë si dhe të pozojë me të gjithë anëtarët e familjes.

Siç shihet qartësisht Rama ka bllokuar komentet në këtë postim. Ndryshe nga rrjeti social facebook, ku pasyqron aktivitetet e punës dhe shkëmben komente me qytetarët në Instagram Rama nxjerr foto të karakterit privat (jo zyrtar) dhe as nuk pranon ta komentojnë! 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

????

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat