Robert Berisha: Era Istrefi këndon live më keq se Nora

Mediale Vip

Robert Berisha: Era Istrefi këndon live më keq se Nora

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 07:34
Robert Berisha

Shumë humor në ekranin e Top Channel, gjatë programit “Shiko kush luan” të autores dhe moderatores Luana Vjollca.

Të ftuarit krijuan një atmosferë tejet të zjarrtë me lojëra dhe batuta, por pa diskutim që kishte momente edhe kur loja duhej marrë seriozisht.

Në pjesën e fundit të programit, tek loja “Ndaje ose haje” u ulën përballë njëri-tjetrit Robert Berisha, Zaimina Vasjari, Ronela Hajati dhe Genc Salihu.

Për të fituar sa më shumë pikë për skuadrën lojtarët duhet t’u përgjigjen me sinqeritet pyetjeve ose duhet të hanë një nga ushqimet që ndodhen në tavolinë (që nuk janë aspak të ngrënshme).

I gjendur në një situatë të tillë, por edhe për të shpëtuar shoqen e skuadrës, Ronelën, Robert Berisha vendosi t’i përgjigjet pyetjes se cila këndon më keq live, bashkëshortja e tij Nora apo kunata, Era Istrefi.

“Nora ka mbi 15 vite që është në skenë dhe ka më shumë eksperiencë, prandaj po them që Era këndon më keq live, u përgjigj Robert Berisha.

Nuk e dimë a do t’i mbetet hatri Erës, por urojmë që jo!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat