Selma Blair me sklerozë, tregon se ka probleme

Mediale Vip

Selma Blair me sklerozë, tregon se ka probleme

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 22:31
Selma Blair

Aktorja e njohur hollivudiane, Selma Blair rrëfeu përmes një postimi në “Instagram” se vuan nga skleroza e shumëfishtë.

Kam probleme”, ka shkruar ajo; “Ndonjëherë rrëzohem, ndonjëherë më bien gjërat nga duart, humbas ekuilibrin, kujtesa më bën numra vazhdimisht”.

Ylli i Cruel Intentions është diagnostikuar në muajin gusht, por simptomat duket kanë nisur vite përpara: Ajo thjesht nuk i kishte kuptuar. Dhe me sa duket, as mjekët. Skleroza e shumëfishtë është një sëmundje kronike dhe pezmatuese e sistemit nervor qendror, të përbërë nga truri dhe palca e kurrizit.

Shumë mjekë besojnë se ajo është në thelb një sëmundje autoimunitare. E konsideruar e pashërueshme, MS shkakton probleme të shikimit, ekuilibrit dhe muskujve.

Shkaqet e saj mbeten një mister për mjekësinë sot. Kërkimet tregojnë se femrat janë dy herë më të rrezikuara se meshkujt që të preken nga një problem i tillë, i cili diagnostikohet zakonisht tek personat e moshave 20 deri ne 30 vjeç.

“Jam në mjegull tani”, ka shkruar Blair në mesazhin e saj, por shpresoj që duke folur hapur për sëmundjen time, do t’i jap shprese edhe të tjerëve. Edhe pse nuk shëron dot plotësisht, trajtimi mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave e për këtë nevojitet përdorimi i qetësuesve, terapia fizike për zbutjen e muskujve të ngurtësuar apo mjekime për të ngadalësuar avancimin e sëmundjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat