Ishte pretendenti kryesor për ta fituar, këngëtari njohur tërhiqet nga Kënga Magjike

Mediale Vip

Ishte pretendenti kryesor për ta fituar, këngëtari njohur tërhiqet nga Kënga Magjike

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 08:21
Ylli Limani

Këngëtari i njohur nga Kosova, Ylli Limani ishte ndër emrat që do merrte pjesë në edicionin e 20-të të Këngës Magjike këtë vit.

Duket se këngëtari ka ndërruar mendje. 'Prive' ka konfirmuar se Ylli, i cili ishte pretendent për të marrë fitoren e madhe është tërhequr nga pjesëmarrja.

Arsyeja përfshin faktin se kënga rrezikon të 'digjet' në garën e fortë me emra të njohur të muzikës. Ylli ka patur sukses të madh me këngët e publikuara kohët e fundit. Pritet që balada, të cilën e kishte menduar që ta prezantonte tek 'Kënga Magjike', të dalë në treg së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat