Pete Davidson flet për ndarjen me Ariana Granden

Mediale Vip

Pete Davidson flet për ndarjen me Ariana Granden

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 09:38
Pete Davidson me Ariana Granden

Janë bërë tashmë një javë që nga ndarja e çiftit amerikan, Pete Davidson e Ariana Grande.

Por për herë të parë njëri prej tyre e ka pranuar publikisht. Është komediani Davidson.

Ka thënë për revistën Elle!, se ndarjen po e tejkalon mirë, por sigurisht, ka raste kur ia ndien mungesën.

Komediani Davidson që udhëheq emisionin “Judd & Pete for America”, ka thënë se është thumbuar për tatuazhin që e ka bërë me Granden, pak kohë pasi janë fejuar.

“Një magazinë e kishte bërë një pyetje një ditë, a është Davidson budalla që e bëri një tattoo për Granden, dhe 93 për qind e tyre u përgjigjen po”, thotë Davidson në përgjigje për Elle.

Tutje, ai thotë se shoku më i mirë i tij i kishte thënë “Mos u merakos për fjalë të askujt. Ke mbështetjen time dhe gjithë shoqërisë. Pak ditë më vonë kur u takuam më tha, Pete, u binda që je budalla”, shton tutje komediani, sigurisht, duke qeshur.

Davidson e Grande jetonin bashkë në një apartament në New York, e që nga ndarja tyre, ai është larguar dhe jeton me qera.

“A është dikush që ka nevojë për shok dhome”, ka thënë tutje Davidson plot humor.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat