Arsyeja pse princesha Diana gjithmonë mbante kokën ulur

Mediale Vip

Arsyeja pse princesha Diana gjithmonë mbante kokën ulur

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 12:24
Princesha Diana

Kur u martua me princin Charles, Diana Spencer ishte vetëm 20-vjeç dhe më vonë në jetën e saj shpesh fliste për të gjitha vështirësitë që po kalonte si një anëtar i ri i familjes mbretërore.

Pas martesës, çdo hap i saj u shikua nën llupë nga ana e publikut. Të gjithë prisnin të mësonte të gjitha rregullat dhe protokollet mbretërore brenda natës, por e gjithë kjo krijoi ngarkesa dhe vështirësi të mëdha.

Kur sheh disa nga fotografitë e saj nga ditët e hershme, është e qartë se në publik, në shumicën e tyre, koka e saj përkulet pak përpara. Arsyen e kësaj, Diana e zbuloi në një intervistë që ajo i dha Andrew Mortonit dhe në librin 'Diana: Historia e saj e vërtetë - me fjalët e saj', ajo shpjegoi gjithçka.

“Kur hyra në skenë, gjithmonë e kam përkulur kokën. Tani kur i shikoj fotografitë, aty dukem pa vullnet, por nuk isha gjithmonë ashtu. Isha e frikësuar në kokën time. Jo, ashtu pa vullnet nuk kam qenë si fëmijë. Kjo thjesht nuk jam unë. Kisha frikë nga e gjithë ajo vëmendje që mora dhe më mori gjashtë vjet për t'i mësuar të gjitha. Për një moment nuk isha askush dhe asgjë, dhe  princesha e Uellsit, nëna, një lodër mediale, një anëtar i familjes mbretërore ... Isha shumë për një person”, pranoi princesha Diana.

Megjithatë, sipas fjalëve të njërës nga sekretaret e mbretëreshës, Dicky Arbiter, kishte një arsye tjetër përse e uli kokën dhe e zbuloi atë për Vogue.

“E takova tri ose katër ditë para dasmës. Ajo ishte 20-vjeçe, dhe njerëzit e quanin "D e turpshme", pasi ajo gjithmonë ulte kokën ndërsa bisedonte me dikë. Ajo nuk ishte me të vërtetë e turpshme, dhe mendoj se ishte për shkak të lartësisë së saj - ajo ishte 178 centimetra e lartë, kështu që ajo shpesh duhej të anonte kokën e saj te njerëzit, në mënyrë që të jetë 'në lartësinë e tyre' dhe ata të mos ndiheshin keq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat