E ëma iu prek nga kanceri, moderatorja shqiptare rrëqeth me fjalët: Kam humbur një person shumë të shtrenjtë…

Mediale Vip

E ëma iu prek nga kanceri, moderatorja shqiptare rrëqeth me fjalët: Kam humbur një person shumë të shtrenjtë…

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 15:05
Fiori Dardha

Moderatorja e njohur Fiori Dardha i ka prekur të gjithë ndjekësit e saj nëpërmjet një postimi në profilin e “Instagram”-it.

Ajo ka ndarë me fansat e saj periudhën më të vështirë, kur e ëma e saj ishte prekur nga kanceri i gjirit.

Fiori thotë se kishte vendosur që të mos fliste për këtë ngjarje, por pas postimeve të ndryshme në këtë muaj ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit, edhe ajo i shkroi dy rreshta.

Moderatorja rrëfen se për shkak të kësaj sëmundjeje kishte humbur një person shumë të dashur dhe asaj i duhej të përballej sërish me të, kur i kishte prekur mamanë.

Por për fatin e mirë, mamaja e moderatores ka arritur ta kapë në kohë kancerin dhe ta mposhtë atë. Ajo ka postuar në “Instagram” një foto ku shfaqet së bashku me të ëmën dhe falënderon pa masë mjekët dhe stafin eshërbimit, të cilët u kujdesën që nëna e saj t’ja hidhte sëmundjes.

“Kam pare shume postime ne kete muaj ndergjegjesimi per kancerin e gjirit.

Kisha vendosur te mos e permendja fare kete dreq semundjeje, sepse me duket sikur, po e permende, ajo e mallkuar kujtohet per ty, per familjen tende.

Kam humbur nje person shume te shtrenjte nga kanceri i gjirit dhe sikur te mos mjaftonte, m’u desh te perballesha serish me te kur semundja preku mamin tim.

Por sot dua te them vetem dicka:

Mami im e mposhti semundjen, vetem sepse e konstatoi ne nje faze te hershme.

Kur zbulohet qe ne fazat e para, kanceri i gjirit eshte plotesisht i kurueshem!

Me besoni! Sot, kur shoh mamin tim, falenderoj Zotin dhe mbi te gjitha mjeket qe sugjeruan kontrollin per te, pavaresisht se nuk kishte asnje simptome te semundjes.

Mos neglizhoni!

Me kete semundje nuk behet shaka!

P.S: Per mjeket dhe stafin e sherbimit onkologjik: mirenjohja ime per ju eshte e pamate!  Jeni heronj te vertete!”, janë fjalët e Fiorit të shkruar në postim.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat