Gjon Karrica: Rikthehem me klipin “Ku*va”, ju rrëfej për sëmundjen time!

Mediale Vip

Gjon Karrica: Rikthehem me klipin “Ku*va”, ju rrëfej për sëmundjen time!

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 15:44
Gjon Karrica

Njihet si një nga emrat më unik të skenës shqiptare për shkak të projekteve që realizon.

Nuk është aspak komercial, ndërkohë që muzika e tij pëlqehet shumë sepse po thyen tabu të shumta në mentalitetin shqiptar.

Pas disa bashkëpunimeve, të cilat shpërthyen në publikun shqiptar, Gjon Karrica ka vendosur që të rikthehet përsëri në qendër të vëmendjes me një projekt të cilin e ka titulluar “K.rva”, ndërsa e gjithë fabula zhvillohet nga një ngjarje e vërtetë, sipas këngëtarit.

Ai në këtë intervistë zbulon më shumë për këngën, bashkëpunëtorët dhe sëmundjen të cilën e ka brengën më të madhe.

Je rikthyer me një projekt të ri që thyen tabu, pse ky titull e pse pikërisht kjo këngë?

Sepse ky jam unë. Nuk mund t’i iki formatit tim, stilit që më karakterizon dhe nuk mund të sjell diçka të zakonshme që është parë. Unë kam shtjelluar një temë të ndjeshme. Titulli e përcjell mirë dhe në mënyrë krejt transparente fabulën e këngës, që është reale.

A ka ndonjë “k.rvë” në jetën e Gjonit?

Ka pasur. K.rva ka kudo, me vite veç po shtohen.

Të pëlqejnë ato lloj femrash apo ato më serioze që nuk janë avanturiere? Si po mendoni ju?

Mua më pëlqejnë të gjitha, k.rva e prostituta. Njerëzit janë të lirë të bëjnë çka të duan e si të duan me jetën dhe trupin e tyre. Nuk më pëlqen vetëm kur disa bëhen k.rva në shpirt. Për seriozet s’di çka të them, nganjëherë më duken “goca te mbluta”.

Po Gjoni si është në këtë rast..?

Si Gjoni.

Kush janë bashkëpuntorët e këngës dhe ku e ke xhiruar klipin?

Tekstin e kam shkruar unë, frymëzuar nga një ngjarje e vërtetë, muzika dhe videoklipi mbajnë vulën e Anton Nue.

Shohim që shëtit shumë nëpër botë, vendi juaj i preferuar dhe pse?

Më pëlqen Londra, Barcelona, Milano, e adhuroj shkëlqimin e Hollivudit, po Zvicra, Kosova, Shqipëria, më japin ndjesinë e të qenurit në shtëpi.

Muaj më parë u përfol shumë për një sëmundje tënden, si është e vërteta?

E vërteta është se për një periudhë nuk isha mirë me shëndet. Ende po merrem me shëndetin dhe shpresoj që gjërat të vijnë në vend të vet, sepse kjo ka shumë rëndësi për mua.

Si janë pritshmëritë e projektit të fundit dhe cilat janë planet për më tej, deri në fundvit?

Po ecën mirë, njerëzit e kanë pritur rikthimin tim dhe kanë dashur diçka që godet. Do të sjell edhe projekte tjera, që po ashtu do të jenë befasuese.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat