Victoria qan dy ditë për shkak të deklaratës së Beckham për martesën e tyre

Mediale Vip

Victoria qan dy ditë për shkak të deklaratës së Beckham për martesën e tyre

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 19:25
David dhe Victoria Beckham

Ish-modeli Victoria Beckham ka qarë dy ditë për shkak të deklaratës së bashkëshortit të saj David Beckham se martesa është "një punë e lodhshme kur zgjat një kohë të gjatë".

"Kur jeni i martuar për një kohë të gjatë, bëhet një punë e vështirë. Gjërat bëhen të ndërlikuara", tha Beckham.

Miqtë e familjes Beckham vunë në dukje se pas kësaj deklarate, Victoria shkoi në për pushime në Gjermani, prej nga lansoi një foto në Instagram.

"Ajo nuk ka asnjë ide pse gjërat e tilla të ndjeshme në lidhje me martesën e tyre janë sjellë në publik. Kur ajo mësoi për deklaratën e tij, në shtëpinë e tyre dukej sikur shpërtheu bomba bërthamore", tha një mik i familjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat