'Mu ma dha fill me të parën', reagon Bleona pas deklaratës bombë të Bujar Qamilit

Mediale Vip

'Mu ma dha fill me të parën', reagon Bleona pas deklaratës bombë të Bujar Qamilit

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 00:41
Bleona Qereti dhe Bujar Qamili

I ftuar në "Xing me Ermalin" këngëtari shumë i dashur për publikun Bujar Qamili bëri deklaratën bombë se ai dhe Bleona do vijnë me një super bashkëpunim. Me të dëgjuar emrin e Bleonës publiku shpërtheu në brohoritje e duartokitje ç'ka tregon se bashkëpunimi mes dyshes që tani po pritet me padurim.

Image

I pyetur si ja mbushi mendjen Bleonës, Bujari u përgjigj me humor: “Mu ma dha fill me të parin”. “E kam shumë shoqe e dua fort”, shtoi këngëtari.

Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe Bleona e cila ka postuar një foto me Bujarin dhe shkruan: "O superyll ku të duash, kur të duash, çfarë të duash".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat