Robert Berisha dhe Seldi Qalliu janë pjesëmarrës në ‘Dance With Me’.
Si Robert Berisha ashtu edhe Seldi Qalliu në ‘Dance With Me’ pranë vetes kanë partnere super seksi.
Roberti me bukuroshen Leila Kraja ndërsa këngëtari nga Shqipëria me Rashel Kolanecin po marrin duartrokitje nga publiku dhe juria ndërsa partneriteti i tyre është shumë i komentuar edhe në media rozë.
Të gjithë bashkë njihen për shoqërinë mes vete pas shou-it në ‘Dance’ dhe kështu së fundmi partnerja e Robertit ka përfunduar në krahët e Seldit.
Ishte Seldi ai që e ka publikuar një foto të cilën e ka marrë nda Instastory i Leilës. Të dy dukeshin shumë të lumtur pranë njëri- tjetrit.
Se kush nga çiftet do të jetë fituese mbetet të shohim.