Rita Ora flet për albumin e ri: Do të përmbaj këngë të padëgjuara dhe disa hite - Bota Sot
Rita Ora flet për albumin e ri: Do të përmbaj këngë të padëgjuara dhe disa hite

Mediale Vip

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Rita Ora flet për albumin e ri: Do të përmbaj këngë të padëgjuara dhe disa hite

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 12:21
Rita Ora

Rita Ora është një ndër artistet më të famshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Këngëtarja shqiptare po vazhdon me sukses të bëjë karrierë duke sjell këngë të reja dhe mbajtur koncerte anembanë globit.

Biondina ka dhënë një intervistë për televizionin e mirënjohur të muzikës, MTV, ku ka treguar për planet e së ardhmes.

Ndër të tjerash, 27-vjeçarja ka zbuluar se është duke punuar në albumin e ri, ku do të përfshihen disa këngë që tashmë i ka publikuar, por edhe disa sosh të padëgjuara.

“Jam duke punuar shumë në albumin tim më të ri. Do të ketë këngë të reja të padëgjuara, por edhe disa që tashmë kanë arritur suksese. Jam e lumtur me punën që kemi bërë si ekip”, ka pohuar Rita për MTV-në.

Ora së fundi ishte pjesë e një koncerti në shtetin e Gjibraltarit teksa në disa raste publiku ka kënduar së bashku me këngëtaren tonë.

Ndryshe, Rita ka paralajmëruar se do të mbajë edhe disa koncerte gjatë këtij viti në Amerikë si dhe Evropë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test