Dashuria e nënës për fëmijën e saj është e pakufijshme dhe mesazhe të tilla si ai i ish ministers së integrimit, Klajda Gjosha për të birin në ditën kur mbushi 4 vjeç, nuk bëjnë gjë tjetër vecse e rikujtojnë fort këtë lidhje kaq të vecantë. Klajda, përgjithësisht e rezervuar në rrjetet sociale, duket nuk ka mundur të mos e shënojë këtë ditë kaq speciale për të me një mesazh që buron nga zemra.
“Katër vitet më të bukura të jetës time, m`i dhurove ti shpirti im“, shkruan ajo. “ Je kuptimi i cdo momenti që marr frymë, i cdo zgjimi në mëngjes. Unë uroj të rritesh i lumtur dhe i mbushur me dashuri. Uroj që pafajësia dhe ciltërsia jote të të shoqërojë gjithë jetën. Edhe 100 të bëhesh zemra ime!! “. Fjalë të bukura që mbajnë brenda një botë tërë!!