A u rrah Ligrit Uka?

Mediale Vip

A u rrah Ligrit Uka?

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 19:20
Ligrit Uka

Policia e Kosovës ka thënë se ende nuk janë kapur sulmuesit e reperit 20-vjeçar, Ligrit Uka, i cili u sulmua sot në rrugën “Isa Boletini” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se rasti është raportuar në Polici sot rreth orës 12:00.

Policia po ashtu ka thënë se reperi 20-vjeçar ka pranuar sot trajtim mjekësor pas lëndimeve të lehta trupore që ka marrë nga sulmi.

“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një përleshje mes disa personave, në rrugën Isa Boletini në Prishtinë, ku viktima L.U mashkull 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor janë duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, ka thënë Ahmeti.

Reperi Uka ishte përfshirë në rrahjen e reperit Feronit Shabani nga Gjilani, në marsin e këtij viti. Ai, bashkë me tre persona të tjerë, e patën sulmuar reperin e njohur me nofkën “Fero” gjatë mesnatës së 21 marsit në parkingun e një qendre tregtare në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat