Ryan Murphy flet për betejën e djalit të tij me kancerin

Mediale Vip

Ryan Murphy flet për betejën e djalit të tij me kancerin

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 19:20
Ryan Murphy

Ryan Murphy zbuloi të hënën se djali i tij Ford, katërvjeçar, është ‘duke lulëzuar’ pasi u diagnostikua me kancer në vitin 2016.

‘Dua që të takoheni me Ford Theodore Miller Murphy’, tha krijuesi i American Horror Story në Instagram.

‘Sot është një ditë e madhe në jetën e tij dhe familjes sonë. Dy vjet më parë, ky djalë i ëmbël pak i pafajshëm u diagnostikua me një lloj të kancerit – shpesh herë fatal’.

Neuroblastoma është një lloj i kancerit të qelizave nervore të papjekura që më shpesh ndodh tek fëmijët e vegjël. Zakonisht fillon në gjëndrat e veshkave por mund të formohet në qafë, gjoks, bark dhe shpinë.

Murphy, 52-vjeçar tha se kanceri i djalit ishte zbuluar gjatë një kontrolli rutinë dhe ishte një tumor barku i madhësisë si një top tenisi’.

‘Fors pati një operacion të madh dhe disa procedura të vështira’, shpjegoi Murphy.

‘Ford është i fortë, dhe ai sot po lulëzon. Ai festoi ditëlindjen e tij të katërt, një moment historik për të cilin ne të gjithë jemi të lumtur’.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat