E pranon Rita: Nëna ime është lodhur duke më parë të zhveshur nëpër rrjete sociale

Mediale Vip

E pranon Rita: Nëna ime është lodhur duke më parë të zhveshur nëpër rrjete sociale

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 08:41
Rita Ora

Rita Ora vazhdimisht po tregon se nuk e ka problem të zhveshet para aparatit fotorgafik.

Këngëtarja shqiptare me famë në botë, Rita Ora po e bën krenare nënën e saj me suksese mirëpo atë po e bezdis duke pozuar shpesh komplet e zhveshur.

Së fundmi ajo pozoi për revistën ‘’Clash’’ kompet nudo me disa dorëza të kuqe dhe duket tejet seksi.

Andaj në Episodin e Ri të “ Celebrity Juice”, një nga pyetjet e moderatorit Keith Lemon ishte, nëse është e vërtetë që mamja e saj është lodhur duke e parë të zhveshur gjithë kohën dhe përgjigjia e Ritës ka qenë mjaft e sinqertë.

“Është e vërtetë. Ajo thotë: A do mësohesh ndonjëherë dhe unë i përgjigjem: Mendoj se është pak vonë për këtë’’, tha ndër të tjera Rita Ora.

Duhet kujtuar se Rita shpesh pozon nudo edhe para pasqyrës, imazhe të cilat edhe pse nuk janë bërë për ndonjë kopertinë balline, bëjnë bujë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat