Kendall Jenner pranon urimin më të veçantë për ditëlindje

Mediale Vip

Kendall Jenner pranon urimin më të veçantë për ditëlindje

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 17:34
Kendall Jenner sot feston ditëlindjen

Kendall Jenner me këtë datë mbush plot 23 vjet jetë, me këtë rast pranoi shumë urime nga familjarët dhe miqtë.

Një urim të veçantë, modelja e mori nga nëna e saj, Kris Jenner, e cila kishte përzgjedhur disa imazhe që nga fëmijëria e deri tani.

“Shume urime për vajzën time të bukur, engjëllin Kendall! Ti je vajza më e dashur, më e ëmbël dhe më e veçantë në botë dhe ti ke një zemër të madhe. Unë jam e bekuar që kam një vajzë si t dhe falënderoj çdo ditë Perëndinë që të fali ty. Jam krenare dhe çmoj çdo moment e kujtim që ndajmë së bashku. Të dua më shumë se sa mund ta mendosh”, ka shkruar ajo.

Kendall është ndër emrat më të kërkuar në profesionin që ushtron.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat