Kujta & Meri që veshin yjet e Hollivudit dhe vlerësohen nga bota

Mediale Vip

Kujta & Meri që veshin yjet e Hollivudit dhe vlerësohen nga bota

Nga: Maksim Gjokaj Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 12:51
Aracely Arambula

Nuk bëjnë zhurmë me sukseset e tyre por ata janë të njohur e të vlerësuar deri në Hollywood. Po flasim për çiftin kreator Kujta dhe Meri të cilët me punën e tyre unike janë të kërkuar kudo, saqë kur janë në pistat e modës në Itali, ata krahasohen si Dolce&Gabanna shqiptar. E në fakt kështu janë mjafton të kujtojmë se në muajin tetor veshja e tyre ra në sy dhe u vlerësua sërish në Holliëood si veshja më ë mirë e votuar nga mediat botërore në Latin American’s Music Aëards 2018, veshja që kishin krijuar për yllin Aracely Arambula. Ky sukses ishte parë edhe pak kohë më herët në Bollywood në Red Carpert Cannes ku veshja e tyre u rendit si më e mira në trupin e yllit Parineti eChopra. Ata si çift të dashuruar më shumë se kurrë më profesionin e tyre punojnë edhe me yjet shqiptare, por personazhet VIP të huaj që ndoshta nuk i kanë takuar kurrë “live” duan dhe porosisin veshje nga duart e tyre dhe gjithmonë vlerësohen po nga kritikët e huaj si veshjet më të bukura duke na bërë krenarë të gjithëve pasi pasi ata janë markë shqiptare.BS

Image
Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat