Zv/kryeministrin e lë e dashura

Mediale Vip

Zv/kryeministrin e lë e dashura

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 14:27
Matteo Salvini dhe Elisa Isoardi

E dashura e zv/kryeministrit italian, Matteo Salvini njoftoi të hënën ndarjen e çiftit, në një postim disi intim në rrjetin social Instagram. Prezantuesja televizive Elisa Isoardi, 35 vjeç, publikoi një foto intime të sajën me Salvinin e zhveshur në pjesën e sipërme të trupit, me një nënshkrim po aq romantik.

“Nuk do të më mungojë ajo që i kemi dhënë njëri-tjetrit, por ajo që mund t’i kishim dhënë ende secilit. Me respektin e pafund për dashurinë e sinqertë, siç ishte, faleminderit Matteo!”, shkruante Isoardi.

Salvini iu përgjigj përmes një postimi në Facebook, në atë mesazh në dukje i paprekur nga reagimi publik i së dashurës.

“Për shkak të edukimit, karakterit dhe respektit, kurrë nuk e kam lënë pas dore jetën private dhe nuk do të nis ta bëj tani”, shkruante 45-vjeçari. “Kam dashur dhe kam falur, e sigurisht kam bërë edhe gabime, por besoja në dashuri deri në fund”.

Kjo “dramë online” vjen në një kohë aspak të qetë për Salvinin, i cili udhëheq partinë e ekstremit të djathtë “Lega Nord” në Itali, e mbi të gjitha teksa italianët janë përfshirë në një mosmarrëveshje të vazhdueshme me Bashkimin Europian për shkak të buxhetit kombëtar të vendit të Apenineve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat