Arsyeja pse Julia Roberts nuk hoqi qimet e sqetullave në tapetin e kuq, nuk është ajo që mendoni ju!

Mediale Vip

Arsyeja pse Julia Roberts nuk hoqi qimet e sqetullave në tapetin e kuq, nuk është ajo që mendoni ju!

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 15:12
Julia Roberts

Ajo njihet si buzëqeshja më e bukur në botë por një foto e publikuar ne vitin 1999 në premierën e “Nottin Hill”, vëmendjen Julia Roberts e mori tjetërkund.

Teksa ngriti dorën u pa se sqetullat e aktores ikonike ishin krejtësisht të padepiluara, e këto foto bënë xhiron  e mediave asokohe. Roberts vetëm tani ka zbuluar misterin e këtij ‘incidenti’ duke rrëfyer se arsyeja pse ajo nuk hoqi qimet nën sqetulla, për habinë tonë nuk ka të bëjë aspak me feminizmin, apo me një mesazh të fshehur.

Aktorja 51-vjeçare e ftuar në “Bussy Tonight” u shpreh se në të vërtetë ajo nuk e kishte llogaritur mëngën e fustanit që do të ishte aq e shkurtër, pra ajo e ka cilësuar thjesht si një pakujdesi. Gjithashtu ylli i “Pretty Women” pranoi se të pastruarit të sqetullave nuk është një zakon që ajo e bën shpesh.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat