Angelina Jolie dhe Brad Pitt në gjyq për kujdestarinë e fëmijëve

Mediale Vip

Angelina Jolie dhe Brad Pitt në gjyq për kujdestarinë e fëmijëve

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 17:05
Angelina Jolie dhe Brad Pitt me femijet

Angelina Jolie dhe Brad Pitt nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët kur vjen puna te kujdestaria e 6 fëmijëve të tyre. Sipas burimeve të TMZ dyshja e famshme pritet të shkojnë në gjykatë në fillim të muajit dhjetor.

Ndonëse mes Jolie dhe Pitt në verën e shkuar ishte arritur një marrëveshje mirëkuptimi e përkohshme për kujdestarinë e fëmijë mesa duke dialogu dhe negociatat mes tyre nuk kanë funksionuar e ndaj ish-çifti do t’i drejtohet gjykatës për këtë çështje si dhe për pronën e tyre të përbashkët. Thuhet se dy aktorët e njohur nuk kishin nënshkruar një kontratë paramartesore.

Seancat gjyqësore do të zhvillohen me dyer të mbyllura dhe mësohet se Angelina Jolie ka kërkuar kujdestarinë e plotë të fëmijëve ndërsa Pitt e ka kundërshtuar këtë kërkesë.

Angelina Jolie dhe Brad Pitt u njohën në sheshxhirimet e filmit “Mr and Mrs.Smith” për t’u martuar në gusht të 2014-ës. Dyshja u nda dy vite më pas dhe sot luftojnë për kujdestarinë e Maddox, 17 vjeç, Pax, 14 vjeç, Zahara, 13 vjeç, Shiloh, 12 vjeç dhe binjakëve 10-vjeçar, Knox e Vivienne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat