Naim Abazi: Si do të ishte jeta ime pa Mihrijen!

Mediale Vip

Naim Abazi: Si do të ishte jeta ime pa Mihrijen!

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 12:28
Naim Abazi e Mihrije Braha

Të ftuar e special të emisionit “Në shtëpinë tonë” në Top Channel, qenë cifti i mirënjohur i ekranit Naim Abazi e Mihrije Braha.

Gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë tonë, ata prunë në vëmendje kujtime të bukura e nostalgji. Folën për miq të medias si Bujar Kokonozi, Armend e Aida Rexhepagiqi si dhe për nisjen e karrierës të tyre.

Ajo çfarë bën përshtypje më së tepërmi në këto dy figura është të dashura për publikun është paqtësia, koordinimi e suksesi që lidhja e tyre transmeton. Të pyetur nga moderatorët në lidhje me mardhënien e tyre, Naimi u shpreh se : “E kemi ndërtuar të gjithën bashkë, më pyesin shpesh, por nuk di të them si do mund të kishte qenë jeta ime pa Mihrijen.”

Nga ana tjetër, ndërsa realizonte gjithë elegancë, recetën e saj të veçantë; Mihrija tregoi se për të bashkëshorti ishte si një pjesë integrale e trupit, si ajri, si diçka pa të cilën nuk e koncepton dot jetën.

Ata folën edhe për dashurinë e pamasë për Shqipërinë e trojet e saj, impaktin në vizitën e tyre të parë dhe vizitat e shpeshta.

Receta e përzgjedhur prej Mihrijes, ishte mjaft e veçante e harmonike si vetë emri. Mihrija tregoi se si me kënaqësi gatuan shpesh për miqtë e tyre të veçantë në mbrëmjet që realizojnë në vilën ë tyre për t’i mirëpritur ata.

Receta:

500 g petë të gatshme të pjekura

2-3 vezë

400 g djathë ose gjizë

500 g spinaq i freskët

500 ml kos ose qumësht

100 ml vaj

1 lugë e vogël kripë

Përgatitja

Tavën për pjekje e lyejmë me pak vaj

Përziejmë spinaqin e grirë, djathin/gjizën, kripën

Petët I lyejmë një e nga një me qumësht e përzierjen me gjizë e spinaq dhe I palosim në formë harmonike. I shtrojmë në tavë si në foto

Pasi kemi përfunduar me shtrimin, i hedhim sipër përzierjen me kos e vezë

I lëmë të piqen në 275 gradë për 25- 30 minuta, deri sa të marrin një ngjyrë të kuqërremtë

E servirim të ngrohtë me kos a sallatë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat