Një shaka e pakripë: Ariana Grande zemërohet me ish-të fejuarin

Mediale Vip

Një shaka e pakripë: Ariana Grande zemërohet me ish-të fejuarin

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 13:53
Ariana Grande

Këngëtarja e popullarizuar ka reaguar bujshëm ndaj ish-të fejuarit të saj Pete Davidson për shkak të shout të fundit, në të cilën komiku i njohur bëri shaka në llogari të ish-të dashurës së tij.

Ai në skeçin e një emisioni televiziv, të cilin më vonë e lansoi në Instagram, komentoi në detaje ish-fejesën e tij.

Nuk shkoi gjatë dhe Ariana u përgjigj duke komentuar Instagramin e tij.

“Ti nuk i përmbahesh asaj që pretendon. Thua se nuk mund të urresh?", shkroi këngëtarja në profilin e Pete, transmeton KosovaPress.

Çifti ishte së bashku pesë muaj, gjatë së cilës u fejuan, por ndarja erdhi për shkak të mosgatishmërisë për të vazhduar lidhjen.

Si një nga shkaqet e ndarjes, sipas Ariana Grande, ishte periudha e vështirë në të cilën ajo kaloi vitin e kaluar, për shkak të traumave që pësoi pas sulmit në Mançester, ku gjatë koncertit të saj u vranë një numër i madh njerëzish, dhe pastaj vdekja e ish-të dashurit të saj, reperit Mac Miller, për shkak të mbidozës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat