Këngëtari turk, Tuncer komenton vallëzimin e Duas dhe Bebes

Mediale Vip

Këngëtari turk, Tuncer komenton vallëzimin e Duas dhe Bebes

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 14:41
Dua Lipa dhe Bebe Rexha

Dua Lipa dhe Bebe Rexha janë dy prej këngëtareve tona më të famshme shqiptare.

Dyshja së fundi ishte në qytetin spanjoll të Bilbaos, ku u mbajt gala mbrëmja e ceremonisë së ndarjes së çmimeve “MTV EMA”.

Dua fitoi në kategorinë e këngës më të mirë Pop, megjithëse ishte e nominuar në katër kategori gjersa Rexha mbeti duarthatë edhe pse ishte e nominuar në kategorinë e këngës më të mirë.

Pas ceremonisë, dyshen e kemi parë në një dhomë hoteli duke vallëzuar valle, e cila video u bë virale në të gjithë globin.

Një prej personaliteteve të njohura turke, gjegjësisht këngëtari Mahmut TYuncer ka shpërndarë videon e dyshes sonë.

 

Halay kervan?na @dualipa’da kat?ld?. Halay dünyan?n her yerinde ???? #dualipa

A post shared by Mahmut Tuncer (@mahmuttuncerofficial) on

“Në vallen hallay edhe Dua Lipa mori pjesë. Hallay në të gjithë anët e botës”, ka shkruar me këtë rast Mahmut, i cili postim ka marrë shumë pëlqime dhe komente pozitive.

Ndryshe, dyshja është duke punuar ndaras në projekte të ndryshme muzikore për albumet e reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat