Kanë sjell projektin e ri muzikor.
Reperi nga Ferizaji, 2Ton dhe artistja e re, Donjeta kanë publikuar projektin e ri muzikor të titulluar “Sa gabime”.
Kënga është finalizuar edhe me videoklip e që për muzikën dhe tekstin është përkujdesur vetë 2Ton teksa është punuar në studion e Bini Diez.
Projekti tashmë gjendet në kanalin, Youtube dhe pritet të ketë suksesin e merituar nga fansat e dyshes.
Donjeta është një këngëtare e re që ka bërë debutimin në tregun muzikor shqiptar, zëri i së cilës po pëlqehet nga audienca.