Dua Lipa është padyshim artistja që po fiton më së shumti fansa kohët e fundit.
Këngëtarja me prejardhje shqiptare që po merr vëmendjen e botës, në një kohë shumë të shkurtër ka arritur të mbledhë 21 milionë ndjekës në profilin e saj në Instagram.
Këtë e ka bërë të ditur Dua përmes një postimi në Instagram, ku ka falenderuar të gjithë ata që e përcjellin atë vazhdimisht.
Dua, si zakonisht, ka postuar një fotografi interesante për të festuar këtë arritje, ndërsa ka shkruar: "Kur e sheh se ke arritur 21 milionë. Faleminderit zemrat e mia".
Së fundi, Dua është shpërblyer me çmime të rëndësishme në një ceremoni ndarjes së çmimeve për më të mirët e muzikës në Spanjë dhe në MTV EMA.
Ndërsa, projekti i fundit që këngëtarja ka publikuar është kënga me Andrea Bocelli, 'If Only', që është pritur shumë mirë.