Ariana Grande nuk e përfshin në listën e romancave, ja reagimi i ish-të dashurit

Mediale Vip

Ariana Grande nuk e përfshin në listën e romancave, ja reagimi i ish-të dashurit

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 16:43
Ariana Grande

Një prej të dashurve të famshëm të këngëtares Ariana Grande nuk është aspak i mërzitur që ajo nuk e përfshiu në hitin e saj që i dedikohej romancave të kaluara.

Nathan Sykes tregoi reagimin e tij se si ndihet që nuk është pjesë e këngës “thank you, next”. Ky projekt përfshin katër meshkuj që kanë patur ndikim në jetën e këngëtares, Big Sean, Ricky Alvarez, Mac Miller dhe Pete Davidson.

Nathan, i cili pati romancë me Arianën në 2013 nuk e ka dëgjuar ende këngën, por mendon se është fantastike që nuk është pjesë.

“Është fantastike. I uroj sukses”, tha ai.

Kur u pyet se çfarë ka mësuar Ariana nga lidhja me të, Nathan u përgjigj duke qeshur: “Kjo nuk është një pyetje. Nuk i tregoj askujt çfarë mësojnë të tjerët nga unë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat