Gigi Hadid zbulon trukun për trup të bukur: Vetëm një ushtrim do t’ju nevojitet për vithe perfekt të bukura

Mediale Vip

Gigi Hadid zbulon trukun për trup të bukur: Vetëm një ushtrim do t’ju nevojitet për vithe perfekt të bukura

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 08:44
Gigi Hadid

Ushtrimi është aq i thjeshtë sa që mundeni menjëherë të filloni ta aplikoni…

Njëra ndër modelistet më atraktive aktuale, Gigi Hadid, ka vendosur të zbulojë trukun e thjeshtë se si e mban linjën e trupit të vet, madje edhe kur është në shtëpi.

Para revyve dhe paraqitjeve publike, manekinia e njohur aplikon një truk paksa të pazakonshëm, me të cilin patjetër arrin sukses. Ja për çka është fjala, thotë ajo:

“Në kuzhinën time kam vënë letër të vogël vetëngjitëse dhe sa herë kam kaluar afër saj, patjetër i kam bërë 15 galiçë, të cilat në të vërtetë i urrej, sepse janë të rëndë dhe patjetër duhet të bëj shumë, në mënyrë që të arrij rezultate”, ka zbuluar biondja e bukur.

Veç kësaj, bukuroshja ka thënë që kjo nuk është e vetmja mënyrë me të cilën ka arritur të ketë linjë për t’u lakmuar, por e radhit në grupin e më të preferuarave. Përse? Nga arsyeja e thjeshtë!

Gigi na ka dhënë ide të shkëlqyeshme për frizurën të cilën mund ta bartni në të gjitha rastet!

Pas një dite të lodhshme, qëndrimi në kuzhinë na shërben për t’u relaksuar, për të pirë një filxhan çaj, për të ngrënë sallatën e preferuar apo për të shfletuar revistën e preferuar Lifestyle.

Këta galiçë mund t’i bëni pa problem edhe kur e qerasni vetëm me një copë të çokollatës apo tortës së preferuar por që pastaj të mos ju brejë ndërgjegjja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat