Filloreta Raçi e njohur për publikun si Fifi, është emër shumë i dashur për publikun.
Fifi gjatë ditës së sotme ka njoftuar fansat se ka pranuar mirënjohje nga Komuna e Prishtinës.
Kjo mirënjohje, këngëtares iu dha për kontributin e dhënë në ngritjen e urave të bashkëpunimit dhe forcimit të lidhjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë në aspektin, arsimor, kulturor, artistik, social, edukativ dhe shkëmbimin e përvojave në krijimin e lidhjeve të qëndrueshme.
Kujtojmë që projekti i fundit nga Fifi është “Krimineli zemrës”, baladë kjo e shoqëruar edhe me videoklip.