Afrona Dika modelja shqiptare do ti jap fund beqarisë me këngëtarin e njohur shqiptar, Blero.
Ata kanë vendosur që me 21 shtator 2019, të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.
E mësuar nga ‘Prive’ Afrona dhe Blero do të organizojnë dasmën e tyre në një nga hotelet më të njohura tek Rana e Hedhun në Shëngjin.
Së fundmi modelja ka publikuar në Instagram një foto ku tregon se ka filluar përgatitjet e para.
’Kjo lloj ndjenje, Prova e parë e fustanit të martesës..... ishte një ditë emocionuse’ ka shkruajtur modelja në foto.