Zjarret e mëdha janë ende duke ka shkatërruar pjesë të Kalifornisë Veriore dhe Jugore.
Sipas një vlerësimi të CNN rreth 250 000 njerëz në mbarë shtetin janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.
E në pjesët e shkatërruara nga zjarri është edhe Malibu ku kanë edhe rezidencat e tyre shumë nga fytyrat e njohura të Hollywood-it.
Modelja e famshme, Bella Hadid, përmes një postimi në Instagram ka shprehur dhimbjen e saj për vendin ku është rritur bashkë me motrën e saj, Gigi dhe vëllanë Anwar.
“Nuk e besoj këtë, bëhem kaq emocionale në fotografitë e marra këto dy ditë. Malibu ynë i bukur duket kaq i trishtuar”, shkroi ajo.