Kate Upton bëhet nënë

Mediale Vip

Kate Upton bëhet nënë

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 13:51
Kate Upton

Modelja dhe aktorja Kate Upton është pa dyshim një nga femrat më të bukura në botë.

Por ajo tani është shumë e gëzuar sepse ka një lajm shumë të bukur. Ajo është bërë nënë, pasi mirëpriti në jetë fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Justin Verlander këtë javë.

26 vjeçarja bukuroshe e la vetë lajmin e bukur nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Instagram.

“Genevieve Upton Verlander”, ka shkruar Upton, ndërsa ka publikuar edhe një fotografi të vajzës së saj të vogël.

 

Genevieve Upton Verlander ???? 11.7.18

A post shared by Kate Upton (@kateupton) on

Sikurse është mësuar, foshnja erdhi në jetë më 7 nëntor. 26-vjeçarja zbuloi se ishte shtatzënë në një postim në Instagram në korrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat