Grace bën 7-vjeç, Aurela përlot me urimin e ndjerë

Mediale Vip

Grace bën 7-vjeç, Aurela përlot me urimin e ndjerë

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 14:55
Aurela Gaçe

Për këngëtaren Aurela Gaçe sot është një ditë e veçantë pasi e vogla e saj Grace feston 7-vjetorin e lindjes.

Ajo i ka bërë të voglës një urim mjaft të ndjerë dhe fjalë të ëmbla prej nëne.

“Si sot, 7 vjet me pare të mbajta ne duar per here te parë, degjova te qarën tende si melodine më të bukur qe veshët ndonjeherë kishin degjuar....pak ore mbas lindjes tende ,ne shtrat e lodhur me zinte paksa gjumi dhe me vërtik hapja syte te shikoja se me dukej e pabesueshme qe ti ishe aty vertetë . Nuk mund ta pershkruaj sakte ndjesine, por di qe jeta ime mori tjeter kuptim qysh kur mesova se ti po rriteshe brenda meje.  Uroj qe te jem prane teje ashtu sic femija meriton te kete prindin prane, ne te mire e ne te keq...uroj shume qe te jem aty per te gjitha ditelindjet e tua , te te shoh te rritesh e te me kesh krahun tend, kraharorin ku do gjesh gjithçka .  Edhe sot kur te mbeshtes ne kraharor, kam te njejten ndjesi qe pata kur te mora ne duar per herë te parë . Mami, babi e motra jote e vogel, gjyshet e gjyshi e gjithe familja te duam shume.  U rritsh e u befsh c'te deshiron vetem zemra jote.

GRACE , HIRI I PERËNDISE. EMRI YT KA KUPTIMIN ME TE BUKUR, SEPSE JE DHURATA ME E BUKUR,”-përfundon Gaçe në rrjete sociale. Përveç Grace, Aurela ka dhe një vajzë tjetër më të vogël, Abigail.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat