Lori këndon këngën që pëlqente Adela në koncertin humanitar

Mediale Vip

Lori këndon këngën që pëlqente Adela në koncertin humanitar

Nga: Maksim Gjokaj Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 14:08
"Në vend të Adelës" ky ka qenë emri i koncertit humanitar

 "Në vend të Adelës" ky ka qenë emri i koncertit humanitar që u mbajt të hënën që sapo kaloi në Tiranë. Një koncert me artistët më të mirë shqiptarë si: Artiola Toska, Manjola Nallbani, Aurela Gaçe, Eli Fara, Irma Libohova, Jonida Maliqi e shumë e shumë të tjerë.

Aty ka qenë pjesëmarrëse dhe artistja e dashur Lori ku mësojmë se ajo ka kënduar këngën që vite më parë ishte shkruar nga Flori Mumajesi me titull "Nuk mundem" dhe që vetë ëngjëlli në qiell Adela e donte shumë, madje në kohën kur ajo ishte protagoniste në "Netët e Klipit" kur po ktheheshin nga Ulqini për në Tiranë e ndjera gazetare e këndonte së bashku me Lorin në makinë.

Koncerti i mbajtur me yjet e muzikës shqiptare ka qenë menduar mirë që të ardhurat të shkojnë për ti mundësuar një vajze po nga vendi ku u rrit Adela e bukur, Kavaja, që ajo të vazhdojë studimet duke ia paguar komplet një bursë. Ideatorët e këtij koncerti humanitar kanë qenë miqtë më të ngushtë të Adelës me në krye Eraldo Rexho.BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat