Vali dhe Adelina elegant si asnjëherë tjetër, shkëlqejnë pranë njëri tjetrit

Mediale Vip

Vali dhe Adelina elegant si asnjëherë tjetër, shkëlqejnë pranë njëri tjetrit

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 12:43
Adelina Ismaili dhe Val Krasniqi

Diva e estradës shqiptare, Adelina Ismaili dhe bashkëshorti i saj, Val Krasniqi janë një nga çiftet shumë të pëlqyera nga publiku shqiptar.

Çifti ka disa muaj që janë rikthyer në Kosovë, pasi në një intervistë muaj më parë Adelina u shpreh se Vali kishte disa projekte këtu, dhe se për dy-tre vitet në vazhdim do qëndronin këtu.

E me tu kthyer, edhe Adelina u bë pjesë e serialit vendor “O sa mirë” ku luante rolin e drejtoreshës së shkollës.

Por, pavarësisht kësaj, çifti shpesh bëjnë pushime të shkurtra në Zvicër, madje së fundmi Adelina kishte dhe një koncert atje.

Nuk janë dhe të shpeshta postimet që çifti bëjnë në rrjete sociale, duke e mbajtur jetën private larg mediave. Por këtë herë është Vali ai që ka publikuar një fotografi me Adelinën e që po duken për mrekulli.

Vali i veshur me kostum elegant, këmishë të bardhë e kravatë ngjyrë të kuqe, Adelina e veshur e tëra me të zezë, me një fustan me gurë tek pjesa e përparme, çifti po shkëlqejnë në këtë paraqitje.

Kujtojmë se Adelina dhe Vali kanë një djalë të quajtur Uliks.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat