Channing Tatum flet publikisht për Jessie J

Mediale Vip

Channing Tatum flet publikisht për Jessie J

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 21:33
Channing Tatum dhe Jessie J

I dashur krenar!

Channing Tatum ka komplimentuar të dashurën e tij Jessie J, pas koncertit të fundit që ajo e kishte ditën e martë, në Londër.

“Kjo grua dha gjithë shpirtin e saj në skenën e Royal Albert Hall. Kushdo që ishte aty prezent, ishte dëshmitar i një performance speciale. Ëoë”, ka shkruar 38 vjeçari Tatum në Instagram për performancën e të dashurës së tij.

Aktori i Lucky Logan ka shpërndarë po ashtu një video në Instagram Story ku shihet Jessie J duke kënduar.

Revista Us Ëeekly kishte zbuluar muajin e kaluar se Tatum dhe këngëtarja e “Bang Bang” janë në lidhje dashurie.

Kjo në fakt nuk është hera e parë që Tatum është pjesë e performancave të Jessie J. Ai ishte parë disa herë në disa nga spektaklet e këngëtares në fillim të muajit tetor.

Tatum  ka qenë i martuar me Jenna Deëan me të cilën ka edhe një vajzë pesëvjeçare, Everly.

Deëan ka kërkuar divorcin nga aktori më 26 tetor, gjashtë muaj, pasi kishin bërë të ditur se po ndahen.

Deëan aktualisht është në lidhje me Steve Kazee.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat